Zyrtarët zviceranë janë duke kërkuar personin që la disa kilogramë ar në një tren lokal vjeshtën e kaluar.

Pronari ka pesë vjet për të kërkuar një rimbursim të arit nga prokuroria në Lucern, njoftoi sot agjencia Keystone-SDA.

Ari vlen rreth 170 mijë euro, thuhet në deklaratë, që do të thotë se peshon midis 3.4 dhe 3.8 kilogram, në varësi të çmimit.

Pakoja u vu re në tetor 2019 në një tren midis St Gallen dhe Lucern.

Me gjithë përpjekjet, pronari nuk është gjetur ende, dhe autoritetet nuk kanë sqaruar se si duhet të provohet pronësia e arit të gjetur.