​13 familje në nevojë bëhen me shtëpi të reja

 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati në një ceremoni solemne sot kanë dorëzuar çelësat për 13 familjet të cilat u bën me shtëpi të reja

Bulliqi ka thënë me këtë rast se është ndjesi e veçantë kur dhurohen shtëpi të reja për familjet në nevojë.

“Ne së bashku me “Jetimat e Ballkanit” kemi vazhduar memorandumin e bashkëpunimit dhe projekti i ndërtimit të shtëpive do të vazhdojë edhe këtë vit”, ka thënë ai.

Edhe humanisti Halil Kastrati është shprehur i lumtur që projekti i përbashkët me Komunën e Podujevës për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë po shkon drejt finalizimit dhe u zotua se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Driton Veliu, ka bërë të ditur se në Podujevë shumë shpejt do të fillojë ndërtimi edhe i 10 shtëpive të reja, produkt i memorandumit të nënshkruar javë më parë.

Back to top button