​Abdixhku kërkoi drejtësi për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Në 24 vjetorin e vrasjes së ish- ministrit të mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ahmet Krasniqi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku e anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.
Homazhe pranë varrit të tij kanë bërë edhe familjarë, miq dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Koloneli Ahmet Krasniqi ishte vrarë në natën e 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë ku ende nuk është zbardhur rasti i vrasjes së tij.
Abdixhiku tha se vrasja e Ahmet Krasniqit ishte e rëndë derisa theksoi se mos zbardhja e rastit të kësaj vrasje është edhe më e rëndë.
“Vrasja e tij është humbje për popullin tonë por dhimbje e dyfisht është mos zbardhja e fatit të kësaj vrasje të rëndë tash e 24 vite. Mbesim të përkushtuar që të kërkojmë drejtësi për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë Kosovën”, tha ai.
Behxhet Krasniqi vëllai i kolonelit Ahmet Krasniqi tha se vrasja e tij për familjen është e vështirë dhe për të cilën presin që të zbardhet kjo ngjarje.
“Ky është përvjetori i rradhës që nga vrasja e Ahmet Krasniqit, një vrasje makabër më shtetim amë të cilën presim që vitet që vijnë ose viti i ardhëm ta zbardhë vrasjen e tij dhe vrasjet e tjera. Shumë e vështirë është vrasja e tij por ne po mundohemi me qenë në rrugë në saje të miqve, bashkëpunëtorëve të vëllait dhe të subjekteve politike. Ne po qëndrojmë pak më të fortë dhe po shpresojmë e po punojmë që vrasja e vëllait tonë të zbardhet njëherë e përgjithmonë”, tha ai./kp

Back to top button