​Anëtarësia e SBASHK-ut refuzon idenë e deputetit Gola

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se 39 institucione arsimore kanë përkrahur idenë e deputetit Ardian Gola, 34 nuk janë deklaruar, por janë 663 institucione nuk e kanë pranuar këtë ide.
Takimi i dytë i Komisionit parlamentar për Arsim kishte nxjerrë idenë e kryetarit të këtij komisioni, Ardian Gola që të nis procesi mësimor, por nëse Qeveria nuk angazhohet për realizimin e kërkesave të grevistëve mësimdhënësit, të mbajnë mësimin, por të mos bëjnë vlerësim dhe vënien e notave e shënimeve në ditarët e punës.
“Kjo ide është prezantuar në takimin e sontem të SBASHK me kryetarët e niveli komunal sindikal dhe të universiteteve, në të cilin ishin të pranishëm edhe deputetët Ardian Gola, Albena Reshitaj, Enis Kervan, Vlora Dushi dhe Eliza Hoxha. Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve janë deklaruar se kanë zhvilluar komunikim me kryetarët e shoqatave sindikale dhe ata e kanë adresuar të anëtarësia idenë e deputetit Gola. Nga raportimet e prezantuara është parë se 39 shoqata sindikale, apo institucione arsimore kanë përkrahur idenë e deputetit Gol, 34 nuk janë deklaruar, por janë 663 shoqata sindikale apo institucione që nuk e kanë pranuar këtë ide. Në këto rezultate nuk është përfshirë një komunë, kryetari i të cilës ka deklaruar me shkrim se gjithë grevistët atje nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola , por në mungesë në takim të kryetarit sindikal nga kjo komunë kjo nuk është përfshirë në rezultatet e përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Back to top button