​Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata në Suharekë

Policia e Kosovës sot rreth orës 09:00, në Suharekë ka arrestuar të dyshuarin A.S., 28 vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprën penale mashtrim nga datat 12.01.2021.
I njëjti është shoqëruar Prokurorinë Themelore në Prizren dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i njëjti ndalohet për 48 orë.
Sot gjithashtu, rreth orës 10:15 në Suharekë është arrestuar N.M. 48 vjeç, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega në Suharekë kishte lëshuar urdhëresë.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 3 muajve burgim./21Media

Back to top button