​Arrestohen tre persona, tentuan të rihapin lokalin pas mbylljes nga inspeksioni

 

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë, pasi të njëjtit kanë tentuar të rihapin lokalin pas mbylljes nga ana e inspeksionit.

Me këtë rast Policia ka hasur në rezistencë, si pasojë e eskalimit të situatës lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor dhe një person i sigurimit të lokalit.

“Raportohet se një lokal i cili ishte mbyllur nga inspeksioni, sot është hapur pa leje paraprake. Njësiti policor ka dalë në lokacion për të mbyllur lokalin dhe të njëjtit kanë hasur në rezistencë të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë e eskalimit të situatës lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor dhe një person i sigurimit të lokalit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Back to top button