​Arrestohet turku në Pejë, deklaroi rrejshëm se iu vodhën 1000 euro

 

 

Një 36-vjeçar me shtetësi turke me inicialet D.E., i cili në fund të muajit të kaluar kishte deklaruar në polici se ishte viktime e një grabitjeje me armë në Pejë ku dy persona ia kishin marrë 1000 euro, tashmë po akuzohet për deklarim të rrejshëm.

Më 25 janar rreth orës 22:20, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën ‘Anton Çeta’ në Pejë, ka ndodhur një rast “grabitje”.

Sipas shtetasit turk, i cili deklaroi se një ditë më parë, më 24 janar, kishte mbërritur në Kosovë nga aeroporti “Adem Jashari” dhe prej aty me një taksi kishte shkuar deri në Pejë ku më pas ishte takuar me dy persona me të cilët ishte njohur në Turqi.

Sipas viktimës, njëri nga dy personat nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 1000 euro dhe një telefon mobil. Atë natë, shtetasit turk i ishte ofruar tretman mjekësor edhe pse nuk kishte lëndime.

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, te cilët kanë intervistuar pesë dëshmitarë lidhur me rastin, më 12 shkurt, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit është arritur të provohet se shtetasi turk kishte bërë deklarim të rrejshëm.

36-vjeçari me inicialet D.E., është arrestuar nga policia dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti i “Grabitjes” është cilësuar “Deklarimi rremë”.

Back to top button