​Avokati i Popullit pranon ankesën e FSSHK-së për shtesën 300 euro në paga

 

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka akuzuar sërish Qeverinë e Kosovës për diskriminim e stafit mbështetës shëndetësorë në lidhje me shtesën 300 euro në paga.

Në një njoftim për media, FSSHK ka bërë të ditur se ka marrë njoftimin nga Instituti i Avokatit të Popullit, se në bazë të nenit 21.1 të Ligjit për Avokatin e Popullit është shqyrtuar ankesa e saj lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në pajtim me nenin 21.1.2 të Ligjit për Avokatin e Popullit ka vendosur të pranuar ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës paralajmëron se nuk do t’i ndalë veprimet deri në arritjen e vendimit meritor për të gjithë profesonistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës.

FSSHK kërkon realizimin e shtesës mbi pagë në vlerë 300 euro, në të kundërtën, do të mbështesë veprimet sindikale me qëllim të plotësimit të kërkesave për mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë profesional dhe stafin mbeshtetës./21Media

Back to top button