​Bajram Rexha mori detyrën e Ushtruesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës

 

Në Drejtorin e përgjithshme të Doganës së Kosovës u mbajte ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës nga ish U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm Ibrahim Xhaka tek U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm Bajram Rexha.

Kjo erdhi pasi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten (16.10.2020) shkarkoi nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm, Ibrahim Xhaka.

“Me qëllim të zbatimi të vendimit 212/2020 të datës 16 tetor 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Kryeministrit sot në Doganën e Kosovës është organizuar ceremonia zyrtare e pranim dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Back to top button