​Beqiri: Kosova nuk do të ishte ajo që është sot pa Rugovën

LDK homazhe te varri i Rugovës

Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri, u shpreh se presidenti Rugova ka dhënë kontribut të çmuar për pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe se pa ish-liderin e partisë, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot.

“Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës sonë, jemi këtu për të nderuar njeriun me të cilën lidhen të gjitha ato që ne sot i gëzojmë, ajo rezistencë shumëvjeçare e prirë nga presidenti Rugova dhe pastaj realizimi i të gjithë asaj që ka synuar populli i Kosovës, pra pavarësisë. Jemi këtu pranë varrit të njeriut i cili i ka bërë emër këtij vendi, ka bërë identitet, pa presidentin Rugova nuk do të ishte Kosova ajo që është sot”, u shpreh Beqiri.

Beqiri tha se vepra e Rugovës do të përkujtohet gjithmonë nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

Back to top button