Kaloni te përmbajtja kryesore

​Dalin në shitje biletat për sfidën Ballkani-Shkupi

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës që Ballkani do ta zhvillojë kundër Shkupit në kuadër të Ligës së Konferencës, të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Klubi ka bërë të ditur se biletat janë duke u shitur te sheshi i qytetit në Suharekë dhe tek fan-shopi i klubit te Stadiumi i Qytetit në Suharekë.
Të mërkurën dhe të enjten biletat do të dalin në shitje edhe në Prishtinë te New Born-i.
Biletat për tribunën perëndimore kushtojnë 3 euro, lindje 1 euro, veri 1 euro dhe jug 1 euro.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe nga ana e tifozëve për këtë ndeshje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button