Kaloni te përmbajtja kryesore

​Digjen dy kamionë në Veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Veri të Mitrovicës. Njëri kamion është djegur në Zubin Potok dhe tjetri në Mitrovicën e Veriut.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku është bërë e ditur se në Zubin Potok persona të panjohur i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë së tij. Sipas policisë, zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin, ndërsa nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që kanë qenë të parkuara afër kamionit.
Ndërsa, në Mitrovicën e Veriut, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij. Ndërkaq, zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.
Rastet janë duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button