​Disa nga të lënduarit në Ferizaj do të dërgohen për shërim në Turqi

 

Disa nga të lënduarit nga shpërthimi i sotëm në Ferizaj do të dërgohen për shërim në Turqi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka thënë se tashmë kanë filluar procedurat për dërgimin e pacientëve që janë në gjendje më të rënduar për shërim në Turqi.

“Po bëjmë përpjekje maksimale që për të lënduarit në gjendje më të rëndë, ta lehtësojmë procedurën për shërim në Republikën e Turqisë, sipas rekomandimeve të mjekëve, pas vendosjes së kontakteve nga Komuna e Ferizajt bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës dhe kërkesës tonë pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Aliu në Facebook./21Media

Po bëjmë përpjekje maksimale që për të lënduarit në gjendje më të rëndë, ta lehtësojmë procedurën për shërim në…

Posted by Agim Aliu on Tuesday, 5 January 2021

Back to top button