​Eurobasket, dalin në shitje biletat për ndeshjen Danimarkë-Kosovë

Ndeshja Danimarkë-Kosovë do të zhvillohet më 30 qershor (e enjte) nga ora 19:00 në qytetin Naestved. Federata Daneze e Basketbollit ka njoftuar se biletat janë në shitje, derisa një numër janë të rezervuar për tifozët e Kosovës.
Palestra ka kapacitet prej 3 mijë ulëseve.
“Dardanët kanë mbështetur basketbollistët e Kosovës në çdo ndeshje dhe kështu pritet të jetë edhe të enjten mbrëma. Për shqiptarët që jetojnë në Danimarkë, kjo është një mundësi e mirë që t’i shohin nga afër lojtarët e Kosovës dhe t’i përkrahin maksimalisht, pasi kanë shumë nevojë.”, është bërë e ditur në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës./21Media
Linku për të blerë bileta:
https://arenanaestved.dk/event/basketball-landskamp-danmark-kosovo/?fbclid=IwAR2VKlNwDMuTGu4CGMMx4auValA8whPhk3HPPxRCQoxKr0tbS-QsWhMLAsg
https://www.ticketmaster.dk/event/danmark-kosovo-fiba-eurobasket-2025-pre-qualifiers-herrer-billetter/511541

Back to top button