​Gashi: Obiliqi sot filloi një javë ndryshe, uroj të gjithë nxënësit në rrugëtimin e dijes

 

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka përgëzuar të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e kësaj komune për përkushtimin e tyre në respektimin e masave antiCOVID-19.

Ai në një postim në Facebook u ka dëshiruar nxënësve suksese në rrugëtimin e dijes, duke siguruar se angazhimi mbetet i vazhdueshëm në ofrimin e kushteve sa më cilësore arsimore.

“Sot, Obiliqi filloj javën ndryshe, me plotë gjallëri e frymëzim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme nisi procesi mësimor për vitin shkollor 2020/21. Përgëzoj gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në respektimin e tri masave themelore anticovid-19: mbajtjen e distancës, maskës dhe higjienës, duke u kujdesur për veten dhe për të tjerët përreth nesh! Uroj nga zemra të gjithë nxënësve suksese në rrugëtimin e dijes, e mbi të gjitha Zoti ju ruajt shëndetin e ju bekoftë me të mirat e tij, si dhe ju siguroj se angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm në ofrimin e kushteve sa më cilësore arsimore!”, ka shkruar Gashi.

Sot, Obiliqi filloj javën ndryshe, me plotë gjallëri e frymëzim, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme nisi procesi…

Posted by Xhafer Gashi on Monday, 14 September 2020

Back to top button