​Gjilani pas disa muajsh pa asnjë rast me COVID-19

 

Komuna e Gjilanit për herë të parë pas disa muajsh nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19

Këtë e ka bërë të ditur kryetari  Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook.

Aktualisht janë 40 raste aktive dhe Haziri ka theksuar se qytetarët duhet të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm deri në vaksinim dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së për mbrojtje nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Komunën e Gjilanit janë regjistruar 6401 raste pozitive, prej tyre 6 mijë e 215 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar janë 16 persona, dhe 86 mostra në pritje për rezultat./21Media

Back to top button