​Haradinaj-Stublla takohet me kryesinë e Shoqatës “Vatra”: Miqësia me Amerikën e përhershme

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj -Stublla, ka zhvilluar një takim miqësor me kryesinë e Shoqatës “Vatra” në Nju Jork, që konsiderohet si shtëpia kulturore e shqiptarëve dekada me radhë në Amerikë.

Haradinaj -Stublla ka thënë se është nder i veçantë që të vizitojë shtëpinë që ka punuar në vazhdimësi për ta forcuar lidhjen me shtetin mik amerikan.

“Nder dhe emocion i veçantë të pritem brenda këtyre mureve ku jeton historia e figurave të lavdishme të kombit. Misioni i tyre i pandalshëm edhe kur kohërat ishin kundër nesh dhe guximi për të qëndruar drejt, është shtegu që duhet të ndjekim edhe sot”, është shprehur Haradinaj Stublla.

Ajo ka theksuar se miqësia Kosovë-SHBA është e përhershme dhe ka shprehur falënderime të veçanta shoqatës “Vatra”, për punën e palodhshme që po bën për të fuqizuar rolin shqiptar në SHBA, duke dhënë siguri për miqësinë e përhershme me Amerikën.

Back to top button