​Hysni Gucati rikthehet në Hagë

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati mëngjesin e sotëm ka ardhur në Kosovë për ta vizituar nënën e tij, e cila është e sëmurë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas vizitës në spital, Gucati është shoqëruar menjëherë drejt qendrës së paraburgimit në EULEX ku nga aty është rikthyer në Hagë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar udhëheqësja e Njësisë së Informimit dhe Komunikimit Publik në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.
“Hysni Gucati u kthye në Hagë dhe ka mbërritur në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK)”, ka thënë Griep për rtv21.tv.
Hysni Gucati është dënuar me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale./21Media

Back to top button