​Italia triumfoi ndaj Hungarisë, Gjermania dhe Anglia luajnë baras

Kanë përfunduar dy ndeshjet më interesante të kësaj mbrëmje në Ligën e Kombeve, ku u ballafaquan Italia me Hungarinë dhe Gjermania me Anglinë.
Italia triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Hungarisë. Për Italinë golat i realizuan Nicolo Barella në minutën e 30’ dhe Pellegrini në minutën e 45’.
Golin e vetëm për Hungarinë e realizoi po ashtu një lojtar i Italisë që ishte Mancini me autogolin e tij në minutën e 61-të.
Në këtë grup kryeson Italia me 4 pikë, e ndjekur nga Hungaria me tre sosh.
Në ndeshjen tjetër, Gjermania dhe Anglia luajtën baras 1-1 në stadiumin “Allian Arena” në Gjermani. Ishin gjermanët ata që ishin në epërsi që nga minuta e 50’ me golin e Hofmann, por Harry Kane barazoi gjithՊka në minutën e 88’ dhe me këtë rezultat përfundoi kjo ndeshje.

Back to top button