​Japonia e gatshme të përkrahë Kosovën në përballjen e pandemisë Covid-19

Ogasawara ka shprehur mirënjohje ndaj Qeverisë për menaxhimin e situatës së pandemisë

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, me të cilin ka diskutuar në lidhje me gjendjen emergjente në Kosovë, për shkak të pandemisë Covid19, masat që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë, si dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve pas përfundimit të pandemisë.

Ministri Bislimi gjatë takimit ka theksuar progresin e deritanishëm në zbatimin e Pakos Fiskale Emergjente të Qeverisë së Kosovës, por gjithashtu ka shprehur nevojën për ndihmën e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërsa, Ambasadori japonez Ogasawara ka shprehur mirënjohje ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e situatës së pandemisë si dhe ka treguar gatishmërinë e shtetit të Japonisë për ta ndihmuar Kosovën në përballimin e pasojave të shkaktuara.

Ambasadori gjithashtu ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit në mes të Japonisë dhe Kosovës në fushën e biznesit pas përfundimit të gjendjes së pandemisë dhe normalizimit të situatës.

Back to top button