​Komandanti i KFOR-it vizitoi Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit

 

Komandanti i misionit të drejtuar nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi,  sot vizitoi Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Deçanit, e cila përfshin Manastirin Ortodoks serb të Deçanit, zonën religjioze të mbrojtur nga KFOR-i i cili vepron si reaguesi i parë i sigurisë.

Sipas komunikatës së KFOR-it, Gjatë vizitës së tij, Gjeneral Risi u takua me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në zyrën e tij, me ftesë të Komunës. Komandanti i KFOR-it gjithashtu u takua me Peshkopin Sava Janjiq në Manastir.

Në të dy takimet u diskutua për situatën e përgjithshme në zonë, duke marrë parasysh ndikimin e veçantë në siguri të punimeve në rrugën R108 që shtrihet në afërsi të Manastirit Deçanit.

Gjeneral Majori Risi riafirmoi angazhimin e paanshëm të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Back to top button