​Komuna e Prishtinës lehtëson procedurat për regjistrimin e automjeteve

 

Duke filluar nga nesër e deri me 31 gusht Komuna e Prishtinës do të suspendojë kushtëzimin e pagesës së tatimit në pronë për ta paguar taksën e rrugës për regjistrimin e veturave.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari Shpend Ahmeti.

Këtë hap Ahmeti thotë se e ndërmorën për të shmangur tollovit dhe pritjet e qytetarëve.

“1. Kur e regjistroni veturën e juaj, ju paguani taksat rrugore në nivelin qendror dhe në Komunën ku e regjistroni veturen. Taksa rrugore në Komunën e Prishtinës është 10 euro.

2. Për ta paguar taksen rrugore, prej vitit 2011 dhe bazuar në udhëzimin administrativ të Tatimit në Pronë, ju duhet ta paguani tatimin në pronë, që të keni mundësinë ta paguani taksen rrugore. Kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë mënyra më efikase për ta mbledhur tatimin në pronë e që është pjesë e rëndësishme për komunën tonë (gati 10 milion euro në vit)

3. Për shkak të pandemisë, ky kushtëzim po shkakton tollovi dhe radhë të gjata para komunës dhe ankesa të qytetarëve. Mundësia e pagesës online e tatimit në pronë ekziston qe një kohë, por qytetarët nuk po e përdorin.

4. Për ti shmangur radhët dhe për ta larguar pritjen dhe deri në thjeshtësimin e metutjeshëm të pagesave për këtë kushtëzim po e suspendojmë këtë kushtëzim deri me daten 31 gusht kur do ta vlerësojmë prapë. Këtë duhet ta bëjmë cdo muaj për tu siguruar që nuk po dëmtohet buxheti shumë.

5. Përkundër heqjes së kushtëzimit, tatimi në pronë mbetet si obligim që qytetarët me prona e kanë. Pra, këtë duhet ta paguani sipas ligjeve në fuqi dhe nuk hiqet. Njejtë as taksa rrugore nuk hiqet por që tani është më e thjeshtë dhe po shpresojmë se të njejtën shumë shpejtë mund ta paguani në të gjitha institucionet e licencuara për pagesa”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media

Duke filluar nga nesër e deri me 31 gusht po e suspendojmë kushtëzimin e pagesës së tatimit në pronë për ta paguar…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Thursday, 13 August 2020

Back to top button