​Kurz takon Lajçak, riafirmon përkushtimin e Austrisë për Ballkanin Perëndimor

 

 

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, përsëritën sot gjatë një takimi nevojën për vazhdimit e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kurz gjithashtu ka riafirmuar përkushtimin e Austrisë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit.

“Ne diskutuam mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe nevojën për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë riafirmova përkushtimin e fuqishëm të Austrisë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit”, ka shkruar Kurz në Twitter.

Back to top button