​Manchester United mposht Aston Villën, përforcon vendin e dytë

 

“Djajtë e Kuq” e ulin në 10 pikë diferencën kundër liderit Manchester City.

Manchester United ka shënuar sot fitore kundër skuadrës së Aston Villës me rezultat 3:1, duke u përforcuar kështu në pozitën e dytë, ku gjenden me gjashtë pikë larg vendit të tretë Chelseat.

Fillimisht, ishte Aston Villa e para që zhbllokoi rezultatin përmes golit të Bertrand Traores në minutën 24’, ku doli të ishte goli i nderit për “luanët” në këtë ndeshje.

Pjesën e dytë e nisën më mirë skuadra e Manchester United, ku edhe shënuan tre gola drejt fitores së 20-të këtë sezon. Bruno Fernandes në minutën 52’ nga pika e bardhë barazon shifrat, ndërsa katër minuta më vonë, Mason Greenwood ia dhuron epërsinë “Djajve të Kuq”.

Edinson Cavani u përkujdes për ta vulosur fitoren e United, ku shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 87’.

Me fitoren e sotme, “Djajtë e Kuq” kanë 20 fitore, 10 humbje dhe katër barazime, duke arkëtuar gjithsej 70 pikë në vend të dytë, 10 sosh larg liderit të tabelës dhe rivalit të qytetit, Manchester Cityt.

Në anën tjetër, Aston Villa zë vendin e 11 në tabelë me 48 pikë, 14 fitore, 6 barazime dhe 14 humbje.

Back to top button