​Moti në Kosovë, të enjten riga shiu në formë stuhie

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
IHMK ka njoftuar se të enjten ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë./21Media

Back to top button