​Nagavci uron xhudistët kosovare: Vajzat e arta të Kosovës

 
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka përgëzuar xhudistët kosovare për suksesin e madh të arritur në lojërat olimpike në Tokio.
Nagavci në një postim në Twitter ka përgëzuar xhudistët Majlina Kelmendi, Dsitria Krasniqi dhe Nora Gjakova për performancën e treguar.
“Duke luftuar si vajza. Vajzat e arta të Kosovës”, ka shkruar Nagavci.
Të shtunën Distria Krasniqi mori të artën në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa këtë sukses sot e arriti edhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.

Back to top button