​Obiliqi gati për vitin e ri shkollor

 

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, sot është realizuar procesi i dezinfektimit të institucionit parashkollor “Rrita Jonë” në Obiliq.

Drejtoria komunale e arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë e shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale, kanë pajisur shkollat e komunës së Obiliqit me dezinfektues për duar, maska, termometra, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, me ç’rast të gjitha objektet shkollore janë të gatshme për fillimin e procesit mësimor më 1 shtator.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka theksuar se furnizimi me pajisje antiCOVID-19 dhe procesi i dezinfektimit do të zhvillohet në vazhdimësi.

“Ne jemi të përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve tanë”, u shpreh ai.

Back to top button