​Osmani takohet me Hovenier: Kosova në koordinim me SHBA-në për çështjet prioritare

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se Osmani me Hovenier kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare./21Media
Back to top button