​Policia në Mitrovicë ka ndaluar dy persona të kërkuar

Gjatë ditës se sotme, njësit policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kane realizuar dy urdhëresa ndaj dy personave për të cilët kishte urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata kompetente.
Në komunikatën e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se mbi bazën e urdhëresave aktive, në dy lokacione të ndryshme janë realizuar urdhëresa me ç’rast personat e dyshuar S.U., 47 vjeçar dhe A.M., 26 vjeçar, që ishin në kërkim me urdhëresa,  janë shoqëruar në Gjykatën kompetente.
Dy të dyshuarit, pas përmbushjes se obligimeve ndaj Gjykatës të njëjtit janë liruar./21Media

Back to top button