​Prishtina-Bodo/Glimt, formacionet zyrtare

 
Me fillim nga ora 20:00, Prishtina do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” ku do të përballet me kampionin norvegjez Bodo/Glimt.
Ky takim do të jetë i pari mes këtyre dy skuadrave, dhe do të zhvillohet në kuadër të raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League, ku “Plisat” do të jenë vendas.
Kampioni i Superligës së Kosovës do të synojë me çdo kusht të regjistrojë fitore përballë skuadrës norvegjeze, që në ndeshjen e kthimit të ketë punë më të lehtë për të siguruar kualifikimin tutje.
Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet:
Prishtina (4-3-3): Haxho; Krasniqi, Vangjeli, Bekteshi, Mici; Avdyli, Boshnjaku, Krasniqi; Mankenda, Otto John, Kryeziu.
Bodo/Glimt (4-3-3): Haikin; Sampsted, Moe, Lode, Andre Bjorkan; Brunstad Fet, Berg, Saltnes; Vetlesen, Botheim, Solbakken.

Back to top button