​Reshjet e shiut turbulluan ujin, ndërpritet furnizimi në Fushë Kosovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar të shtunën se Fushë-Kosova do të mbetet pa furnizim me ujë, duke nisur nga ora 14:00.
Sipas njoftimit, kjo do të ndodhë për shkak të turbullirës së lartë në kanalin e sistemit të Ibër Lepencit, si pasojë e reshjeve të mëdha.
“Ju njoftojmë se si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike, është shfaqur turbullirë e lartë në kanalin e sistemit Ibër Lepenc, me ç’rast në Impiantin e ujit në Shkabaj është ndërprerë trajtimi i ujit. Në orën 14:00 ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës. Po bëhen përpjekje maksimale që ta përballojmë situatën e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë. Ekipet janë në teren”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”./21Media

 
 

Back to top button