​Romano zbulon dy blerje të reja nga Barcelona

Barcelona tashmë ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe ka hyrë fuqishmë në tregun e lojtarëve për të përforcuar radhët e skuadrës.
Trajneri Xavi Hernandez ka kërkuar emra të rinj nga drejtuesit e klubit derisa ditë më parë u pajtuar me shitjen e brazilianit Philippe Coutinho që kaloi te Aston Villa.
Tani, gazetari i njohur Fabrizio Romano ka raportuar se klubi katalanas ka arritur marrëveshje edhe me lojtarin e Chelseat Anrdeas Christensen si dhe mesfushorin e Milanit Frank Kessie.
Për Christensen ka folur edhe trajneri i Chelseat Thomas Tuchel i cili shkurtimisht ka thënë “Po, ne po e humbi atë”.

Back to top button