​Sejdiu: Isa Mustafa ka dirigjuar të gjitha proceset në parti

 

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu sot adresoi një mori kritikash karshi proceseve brenda LDK-së, duke thënë janë procese të degjeneruara brenda partisë, sidomos në mosrespektimin e rregullave statutare.

Sejdiu derisa nuk foli për kandidatët për shkak se nuk ka qëndruar të dëgjoi propozimet, tha se LDK do të duhej që ta bënte një analizë të thellë të faktorëve që kanë ndikuar në rezultatet e 14 shkurtit.

“Duke pas parasysh që ka pas një goditje në zgjedhjet e para një muajve, dhe aty ka shumë shkaktar dhe do të ishte e nevojshme që në këtë etapë të një muaj ditshit të kapërcyer ta bënte një analizë shumë të thellë të gjitha rrethanave dhe të faktorëve që kanë ndikuar në atë proces dhe sot dëgjoj se ka qenë drejt gjithçka që është e pakuptim sepse rezultati vjen në bazë të punës së suksesshme. E dyta çështje ka të bëjë në me proceset e degjeneruara në LDK, sidomos në mosrespektimin e rregullave statutare që ajo që i ka. Para më shumë se një vit LDK ka pas një proces zgjedhor dhe e ka zgjedh kryetarin e saj dhe nuk ka lejuar një proces të rregullt me votë të fshehtë të më shumë kandidatëve, ku kam pas edhe unë idenë që të jem në shërbimin e saj për shkak të përvojës, dijes dhe energjisë që kam por është përjashtuar një mundësi të tillë nga frika e rezultatit me votën e fshehtë, që është e vetmja demokratike. Sot ka një kut tjetër nga i njëjti formacion politik, nga të njëjtat dispozita që ka statuti“, tha ai.

Sejdiu tha se nëpër skuta kanë dërguar se kush do të jetë delegatë në Kuvendin e LDK-së në vitin 2019. Sipas tij, do të duhej të bëhej ndryshimi i statutit të LDK-së.

“Kam propozuar që është tepër e rëndësishme që gjithë ecjen e saj LDK do të duhej ta zhvillonte në bazë të një procesi zgjedhor që do të organizohej, pra të shpallen zgjedhjet në LDK, në të gjitha nivelet, zgjedhje që do të ishin një ristrukturim i thellë i kualitetit që LDK e ka dhe unë besoj në të“, tha ai.

Sejdiu u shpreh se nuk pretendon të kandidojë sërish për kryetar të LDK-së.

“Jo unë e kam pa që këto procese kanë qenë të dizajnuara në këtë mënyrë dhe nuk dua të merrem me do elemente të tjera por dyshoj se në këtë formë të instrukturuar në këtë mënyrë, sepse lobimi është i arsyeshëm, është një diçka që do të ishte jo e udhës, prandaj unë kam ofruar vetën time për gjithçka që është e mundshme në proceset e mëtejshme“, tha ai.

Sejdiu nuk deshi të flas nëse Mustafa është pjesë e këtyre dizajnëve edhe për kryetarin e ri të LDK-së.

“Ka përgjegjësinë më të madhe sepse ka qenë kryetar i partisë, ka qenë njeriu që bashkë me ekipin e tij ka dizajnuar ecjet e deritashme të LDK-së”, tha ai.

Back to top button