​Telashe brenda skuadrës së madhe italiane, trajneri përplaset me lojtarët

Brenda skuadrës së madhe italiane, Lazio, është duke mbretëruar një situatë shumë delikate dhe e tensionuar për shkak të formës jo të mirë dhe rezultateve zhgënjyese të klubit.
Gjendja është rënduar edhe më shumë pas humbjes nga Hellas Verona të dielën me rezultat 4-1, ku të katër golat u shënuan nga Giovani Simeone.
Gazeta italiane“Il Messaggero” raporton se trajneri i Lazios, Maurizio Sarri i pyeti lojtarët nëse dëshironin ta shkarkonin atë pas humbjes 3-0 ndaj Bolonjës dhe kriza vazhdoi edhe kundër Hellas Veronas.
Që nga triumfi ndaj ish-klubit të Sarrit Empoli në raundin e parë të ndeshjeve, Lazio ka humbur ndaj Milanit, Galatasaray-t, Bologna-s dhe Verona-s, si dhe ka marrë vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit në udhëtim në Serie A.
Gazeta pretendon se Sarri e pyeti lojtarin e tij nëse e donin “kokën” e tij pas humbjes 3-0 ndaj Bolonjës dhe historia u përsërit edhe në Verona.
Presidenti Claudio Lotito i ka urdhëruar lojtarët që të mbyllen në qendrën stërvitore pasi ata janë në vendin e tetë me vetëm 14 pikë pas nëntë ndeshjeve.

Back to top button