​Testet e ardhura për COVID-19 nga Serbia, ende nuk janë përdorur

 

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës ka nisur intervistimi i drejtorit të IKSHP-së, Naser Ramadani.

Ai ka folur rreth ecurisë së masave dhe rekomandimeve që nga dita e parë kur edhe në botë është shfaqur COVID-19.

I pyetur se çka ka ndodhur me testet e ardhura nga Serbia, Ramadani tha se ato janë pranuar nga Ministria e Shëndetësisë, por ende nuk janë përdorur.

Ai gjatë raportimit tha se sipas indikacioneve epidemiologjike janë testuar të gjithë qytetarët që kanë pasur indikacione. /kp

Back to top button