​Thaçi flet për sekretet shtetërore, publiku përjashtohet nga salla

Trupi gjykues në rastin ‘Syri i Popullit, ka marrë vendim që të përjashtohet publiku nga salla ku po mbahet seanca gjyqësore

Kjo është bërë me kërkesë të presidentit Hashim Thaçi, pasi sipas tij, informacionet që do të jap, do ta rrezikojnë sekretin shtetëror.

Avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi tha dëshmitarit njëherësh presidentit të vendit, Hashim Thaçi që të citoi diçka nga letrat e rrejshme aso kohe.

“Më kujtohen mirë se kryeorganizatori ishte Sadri Ramabaja, në bashkëpunim me Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën”, tha Thaçi.

Ai tha se nuk ka nevojë të përmend letrat, por është evidente plumbi i shkrepur ndaj Azem Vllasit.

Krasniqi po ashtu i ka thënë Thaçit se pse e ka obsesion VV’në.

“Unë i kom mundur 15 herë politikisht dhe do t’i mund prapë”, ia ka kthyer përgjigjen Thaçi.

Këtu ka reaguar i dyshuari Ramabaja, i cili ka thënë se ky është gjyq stalinist.

“Fjalor dhe shpifje po gënjeni publikisht, po dezinformoni është gjyq politik stalinist”, ka shkruar ai.

Gjyqtarja ka tërhequr vërejtjen Ramabajës. Ndërkohë, është marrë vendimi që të përjashtohet publiku nga salla, me kërkesë të presidentit, sepse sipas tij informacionet që do të jap, do të rrezikojnë sekretin shtetëror.

Back to top button