​Zemaj takon Xhaferin, pajtohen për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe me zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Përmes një statusi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se në të dy këto takime, ka theksuar rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy shteteve si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë shëndetësor.

Po ashtu Zemaj thekson se janë trajtuar edhe çështjet e forcimit të kapaciteteve reaguese ndaj Covid-19 për periudhën e ardhshme.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, zhvillova një takim zyrtar me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe më pas…

Posted by Armend Zemaj on Thursday, 10 September 2020

Back to top button