​Zemaj vizitoi Obiliqin, njihet nga afër me situatën me pandemi

 

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, priti sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, të cilin e njoftoi lidhur me situatën e krijuar me COVID-19 në këtë komunë dhe punën e shtabit emergjent lokal në menaxhimin e kësaj pandemie, për të cilën u tha se është nën kontroll.

Gashi dhe Zemaj kanë vizituar objektin ndihmës të QKMF-së, i shndërruar në ambulantë për trajtimin e rasteve me COVID-19, ku nga drejtori Haki Jashari u informuan në lidhje me gjendjen e pacientëve.

Prezentë ishin edhe përfaqësuesit nga KFOR-i zviceran, të cilët kanë sjellë donacion 9 shtretër ku kryetari Gashi i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme.

Kryetari Gashi ka falënderuar ministrin Zemaj për vizitën dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim, pasi lufta me këtë pandemi është e përbashkët.

Komuna e Obiliqit nga MSH-ja, po ashtu, ka pranuar një aparat oksigjeno-prodhues, për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Back to top button