NASA po i paguan kompanitë me 1 dollar për të mbledhur gurë nga Hëna.

“Lunar Outpost” u pranua të enjten si kompani ofertuese, duke qenë kështu një nga katër kontratat e nënshkruara nga NASA, nën programin e saj për të mbledhur burime hënore më kosto të ulët, transmeton rtv21.tv.

Ofertuesit e tjerë ishin “Masten Space Systems” me bazë në Kaliforni dhe “iSpace” me bazë në Tokio, së bashku me filialin e saj evropian.
NASA do të paguajë kompanitë për koleksionet individuale të regolitit hënor, ose tokës së hënës, midis 50g dhe 500g në peshë.

“Kompanitë do t’i mbledhin mostrat dhe më pas do të na japin prova vizuale dhe të dhëna të tjera që janë mbledhur”, ka thënë një zëdhënës i NASA-s.

Plani është që misioni të zhvillohet në vitin 2023, por ata thonë se janë duke punuar me disa kompani të ndryshme zbarkimi, të cilat mund të rezultojnë në një datë më të hershme të nisjes./21Media