Gjatë një konference për media, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka bërë të ditura të dhënat e fundit për koronavirus në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga gjithsejt 650 mostra kanë rezultuar pozitivë 80 raste me Covid 19, teksa 55 persona janë shëruar.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “

Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin Covid 19 dhe 650 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.460 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.315.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë nga komuna Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri./21Media