1 i vdekur dhe 9 të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

 

Një persona ka vdekur dhe nëntë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë.

Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete civile.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë (05) automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë (09) persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, ka njoftuar Xhurkaj.

Në vend ngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrëfikësve dhe autoambulanta./21Media

Back to top button