1 janari po afrohet, Ambasada e Kosovës në Itali rikujton kushtet për udhëtim në zonën Shengen

Meqë 1 janari po afrohet dhe qytetarët e Kosovë shumë shpejt do të mund të lëvizin pa viza, Ambasada e Kosovës në Itali, ka njoftuar edhe një herë qytetarët për dokumentet të cilat duhet plotësuar për të udhëtuar në zonën Shengen.

Përmes një postimi në ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që të njoftohen edhe një herë mbi kriteret dhe dokumentet e nevojshme, transmeton rtv21.tv.

“1 janari 2024, dita e liberalizimit të vizave për Kosovën në zonën Schengen, po afrohet prandaj ju ftojmë edhe një herë të informoheni me kujdes mbi kriteret dhe dokumentet e nevojshme” ka shkruar Ambasada e Kosovës në Itali në Facebook./21Media

Back to top button