1 mijë e 157 raste aktive me COVID-19

Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 157 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, IKShPK bëri të ditu se si pasojë e infketimit me Covid-19 vdiqën 4 persona dhe janë regjistruar 12 raste të reja pozitive me COVID-19.
Janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Bëhet e ditur se 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media 
Back to top button