Vetëm në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 168 tiketa ndaj personave që nuk i respektuan masat e Qeverisë ndaj COVID-19.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 123 tiketa ndaj vozitësve që nuk i respektuan shenjat e trafikut.

Po ashtu janë arrestuar 25 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit.