Në javën e fundit është shënuar një rritje e dukshme e rasteve me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, është rritur edhe nurmi i gjobave ndaj qytetarëve për mosrespektim të ligjit anti-Covid.

Brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1178 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCovid.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 931 tiketa për shkelësit e rregullave në trafik.

Ndërsa, kanë ndodhur 34 aksidente me dëme materiale dhe 27 me lëndime trupore.