Qysh prej paraqitejve të rasteve të para me Covid-19 në Kiosovë në mars të këtij viti, numri i të infektuarv  ka shkuar në 16 e 179 nga 74 mijë e 586 persona të dyshimtë.

Prej kësaj shifre, janë edhe 647 të tjerë të cilët kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se deri më tani 14 mijë e 335 persona kanë arritur që ta mposhtin virusin korona.

Ndërsa aktualisht në Kosovë  janë 1 mijë e 197 raste aktive me COVID-19.

Prishtina është komuna me numrin më të madh të rasteve pozitive.

Vetëm brenda 24 orëve në Prishtinë kanë rezultuar  27 raste pozitive me COVID-19, ndërsa 7 në Gjilan dhe 4 në Fushë Kosovë.

2 raste janë shënuar në komunën e Kaçanikut, një në Komunën e Gjakovës, së Lipjanit, Skenderajt, Graçanicës dhe Vushtrrisë./21Media