1 mijë e 203 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi, kur janë paraqitur dy rastet e para me Covid-19 në Kosovë. Ndërsa, numri i rasteve aktive me Covid-19 është 11 mijë e 551.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 persona, të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 329 raste të reja, ndërsa janë shëruar edhe 555 qytetarë nga Covid-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).”, ka informuar IKSHPK.

Sipas Institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.551.”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.203 raste të vdekjes./21Media