1295 të infektuar me koronavirus janë regjistruar brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut nga gjithsej 3315 teste të realizuara, kështu  informon ministria e Shëndetësisë.

Në Instituti për Shëndet Publik janë regjistruar 429 pacientë të shëruar, ndërsa betejën me koronavirus e kanë humbur 26 pacientë, prej të cilëve më i moshuari është 88 vjeç ndërsa viktima më e re 36 vjeç.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 43 83 të infektuar, numri i pacientëve të shëruar 25782. Betejën me koronavirusin e kanë humbur 1238 pacientë. Raste aktive janë 16815./TV21