Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 56raste të reja me COVID-19, ku në total që nga paraqitja e dy rasteve të para të të infektuarve me këtë virus, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 15 mijë e 814.

E nga ky numër, janë 13 mijë e 856 persona të cilët janë shëruar nga virusi korona. Derisa, janë edhe 630 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 1 mijë e 328 raste aktive me COVID-19, janë në vend.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Ndërsa, 16 raste pozitive me COVID-19 janë nga komuna e Prishtinës, 11 nga Peja, 8 nga komuna e Gjilanit, 3 nga komuna e Deçanit, po ashtu me nga tre raste pozitive janë dhe komuna e Ferizajt, Fushë Kosovës, e Gjakovës, kurse, në komunë e Istogut janë shënuar dy raste pozitive, po ashtu edhe në Suharekë dy persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Raste pozitive pati edhe në Drenas, Malishevë, Obiliq, Malishevë, Prizren e Viti. Ku në secilën nga këto komuna ishte vetëm nga një rast.