Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 77 raste të reja me COVID-19. Derisa që nga 13 marsi e deri më tani numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 16 mijë e 502.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.

Në 24 orët fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Por, nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se deri më tani janë regjistruar 650 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 333./21Media